E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, kryengritësit kanë nën kontroll qytetin e Sirtes

Kryengritësit në Libi raportohet se janë duke marrë nën kontorll Sirten, qytetin e lindjes së Muhamar Gadafit.

Një komandant i kryengritësve deklaroi se forcat e tij janë afër rreth 100 kilometra në Sirte dhe janë duke avancuar drejt perëndimit.

Avionët luftarakë të NATO-s, u raportuan se kanë goditur këtë vend për të tretën ditë me radhë.

Gadafi thuhet të ketë ende mbështetje në qytetin e tij të lindjes me rreth 100 mijë persona.

Të dielën, kryengritësit kanë refuzuar një ofertë nga Gadafi për të diskutuar një transferim të pushtetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›