E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Sigurimit debaton sot për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të debatojë sot lidhur mbi gjendjen në Kosovë, bazuar në raportin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
 

Ban Ki-Mun në raportin e rregullt për Kosovën fton të gjitha palët që të përmbahen nga hapat e njëanshëm, të cilët mund të rrezikojnë përparimin e arritur në dialogun Kosovë-Serbi dhe ka apeluar që të mos ketë më ngritje të tensioneve.
 

Gjithashtu në fund të muajit të kaluar Këshilli i Sigurimit refuzoi thirrjet e Serbisë për një takim të veçantë të këtij Këshilli, ku do të diskutoheshin tensionet në rritje në mes të Kosovës dhe Serbisë.
 

Takimi i sotëm pritet të përqendrohet në ngjarjet e dhunshme që pasuan operacionet e policisë së Kosovës për të vënë nën kontroll vendkalimet kufitare me Serbinë.
 

Kosova në Këshillin e Sigurimit do të përfaqësohet nga shefi i diplomacisë Enver Hoxhaj, ndërsa Serbia nga ministri i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiç. Gjithashtu, në seancë për herë të parë si përfaqësues i UNMIK-ut pritet të marrë pjesë shefi i ri i këtij misioni, diplomati afgan Farid Zarif.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›