Libi, lideri i rebelëve vendoset në Tripoli

Kreu i qeverisë së përkohshme të Libisë Mustafa Abdel Jalil, ka mbërritur mes entuziazmit në kryeqytetin egjiptian Tripoli. Është hera e parë që Jalil shkel në Tripoli, pasi aleatët e tij dëbuan Moamar Gadafin.
Zyra e qeverisë së përkoshme deklaroi se ky ishte një kapitull i ri për Libinë. "Ky është një moment historik, Mustafia Abdel Jalil po luan një rol shumë të rëndësishëm për unitetin e popullit libian" deklaroi Mahmoud Shamman, zëdhënësi i i këshillit tranzitor kombëtar. Jalil ishte një nga ish ministrat e drejtësisë së qeverisë së Gadafit i cili dezertoi në fillim të luftës gjashtë mujore. Ai ka bërë thirrje për një unitet në popull pasi kërkcënimi Gadafi nuk ka mbaruar ende.
"Ne nuk ende të lirë. Gadafi ka edne paratë dhe arin. Këto janë të gjëra rëndësishme, e cila e lejon atë që të gjejë burra për luftim. Në duhet të shtojmë forcat për të liruar qytetin e Sabha Sirte dhe Ban Valid. Ky i fundit u lajmërua se kishte rënë në duart e rebelëve, por forcat besnike të Gadafit rezistuan duke mos lëshuar kontrollin e tij.
Sulmet ajrore të Natos tronditën qytetin Bani Valid në Libi, një nga qëndresat e fundit të përkrahësve të Moamar Gadafit.
Luftëtarët e Këshillit Kombëtar Kalimtar përparuan në qytet një ditë përpara afatit të caktuar për përkrahësit e Moamar Gadafit që të dorëzohen. Këshilli tha se luftëtarët e tij përparuan pasi u sulmuan me raketa nga besnikët e Gadafit, ndërkohë që dhe afati i paracaktuar për dorëzim kishte përfunduar ndaj dhe sipas kreu të KTK, nuk kishte mbetur asgjë tjetër veçse përdorimit të armëve për të marrë këto bastione të Gadafit.