E Diel, 1 Nëntor 2026

11 shtatori, Papa: Jo dhunë për zgjidhjen e problemeve

Ndalni dhunën si zgjidhje të problemeve. Ky është apeli i Papa Benediktit të 16-të nga Ankona për drejtuesit e kombeve me rastin e dhjetë vjetorit të atentatit ndaj kullave binjake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 

"Duke i kujtuar Zotit viktimat dhe familjarët e tyre, ftoj të gjithë qeveritarët dhe krerët e shteteve të refuzojnë në çdo rrethanë dhunën si zgjidhje për problemet, duke i rezistuar tundimit të urrejtjes. Le të inspirohen nga parimet e solidaritetit, drejtësisë dhe paqes", u shpreh në fjalën e tij kreu i Vatikanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›