FBI publikon foton e terroristit që planifikonte sulme në SHBA

Ky është portreti i njeriut që mendohet se është një nga tre terroristët që mund të jenë përfshirë në planifikimin e një sulmi në 10 vjetorin e tragjedisë së 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndaj 22 vjeçarit të identifikuar si Jude Mohammad dhe dy personave të tjerë ka nisur një kërkim ndërkombëtar me qëllim eliminimin e kësaj celule të organizatës Al-Kaeda.
Fotoja është bërë pjesë e listës së personave më të kërkuar nga FBI-ja ndërsa Nju Jorku tanimë ka hyrë në orët e kontrollit të rreptë për të parandaluar çdo mundësi atentati. Mediat thonë se planifikimi i një tjetër sulmi mund të jetë menduar si hakmarrje për vrasjen e liderit shpirtëror të organizatës Osama bin Laden.