E Diel, 1 Nëntor 2026

Treni me kimikate del nga shinat evakuohen banoret

Dhjetëra banesa janë evakuar në Kanada për shkak të një aksidenti hekurudhor. Një tren i cili tranportonte prodhime kimike e karburante doli nga shinat. Incidenti ndodhi rreth 100 km në lindje të Toronto e përfshiu rreth 25 vagona. Treni doli nga shinat në afërsi të Cobourg, e autoritetet menjeherë evakuan dhjetëra banesa në zonë.

Në vendin e aksidentit shpertheu një zjarr i cili u shua shpejt nga zjarrfikësit. Nuk ka provokuar të plagosur aksidenti hekurudhor por pezulloi trafikun hekurudhor në një linjë mjaft të ngarkuar Toronto-Montréal e Toronto-Otava. Menjëherë kanë filluar hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›