SHBA dënon publikimin e dokumenteve sekrete nga WikiLeaks

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar publikimin e fundit të dokumenteve sekrete diplomatike amerikane nga WikiLeaks në Internet.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, tha se me këtë veprim janë dëmtuar shumë përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe është kërcënuar siguria e Shteteve të Bashkuara.
E përditshmja "New York Times" ka raportuar se publikimi i fundit i afro 140 mijë dokumenteve konfidenciale dhe sekrete, përfshirë edhe shumë emra të cilët përmenden në dokumente mund të jenë në rrezik, nëse bëhet e ditur se ata kanë kontaktuar me diplomatët e Shteteve të Bashkuara.
Organizata WikiLeaks i ka hedhur poshtë këto pohime.