E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, protestë kundër Regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike

TIRANE-Të rinjtë e PDIU dhe Klubi i Patriotëve të rinj janë ngritur së bashku në një protestë përpara Parlamentit, duke kërkuar shtyrjen e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.

Duke mbajtur flamurin shqiptar nëpër duar, dhjetra te rinj nga “Klubi i Patriotëve të Rinj” të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanë lëshuar thirrje, ku me pankarta nëpër duar kanë protestuar kundër kësaj nisme. “Himara është Shqipëri” dhe “Shqipëri etnike”, ishin ndër thirrjet e lëshuara nga te rinjte. "Shqipëria nuk është shtet multietnik", "Regjistrimi etnik cënon sigurinë kombëtare", etj.
Mes brohoritjeve e këngëve patriotike, protestuesit i bënë apel klasës politike që të mos qëndrojë indiferente, por të kundërshtojë me forcë këtë nismë.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga protesta

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›