E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, planifikohet varrimi sekret i Gadafit

Korrespondentja e BBC-së nga Tripoli, Caroline Hauley, thotë se autoritetet libiane ishin të pavendosur edhe mëngjesin e së premtes lidhur me vendin dhe mënyrën se si do të realizohet varrimi i ish-diktatorit.

Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) pritet të deklarojë fundin e fushatës në Libi, gjatë orëve në vijim. Ministri francez i Punëve të Jashtme, Alain Juppe tha se fushata ushtarake e aleancës në Libi mund të konsiderohet e mbyllur me vdekjen e kolonel Gadafit.  “Mendoj se mund të them që operacionet ushtarake janë mbyllur dhe se i gjithë territori i Libisë është nën kontrollin e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit”, tha ai për radion “Europa 1” nga India.

Korrespondentja e BBC-së thotë se pavarësisht skenave të festimit anekënd Libisë, autoritetet libiane tani duhet të vendosin se si do ta menaxhojnë vdekjen e Gadafit, veçanërisht varrimin e tij.

Megjithatë, vijojnë të shtohen pyetjet lidhur me atë se çfarë ndodhi ekzaktësisht në momentet e fundit të Gadafit, pas kapjes së tij në Sirte. Trupi i diktatorit që sundoi me dorë të hekurt për mbi 42 vjet Libinë besohet të jetë edhe tani në Misrata – qyteti ku u dërgua pas kapjes së tij në Sirte. Autoritetet e përkohshme të Libisë kanë mohuar në mënyrë kategorike pretendimet se ai është ekzekutuar.
/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-21 09:17
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›