E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti grek miraton masat e reja të kursimit

Të gjithë deputetët e partisë në pushtet të Pasok-ut votuan pro paketës së re të kursimeve. Masat e reja u miratuan pavarësisht protestave të dhunshme të mbi 50 mijë personave gjatë dy ditëve të fundit në Athinë, ku demonstruesit u përleshën me policinë.

Një persona ka vdekur dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur në përleshje me forcat e rendit. Media greke bëri me dije se personi i vdekur është një tregtar sindikalist në moshë të mesme. “Demonstruesi vdiq pas një ataku në zemër”, tha për Reuters zv/ministri për Mbrojtjen e Qytetarëve, Manolis Othonas. Ai nuk ishte plagosur në incident”.

Masat e reja të kursimeve parashikojnë uljen e mëtejshme të pensioneve dhe rrogave si dhe shkurtimin me 30 mijë vende pune të sektorit publik./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-21 09:46
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›