E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, Eurozona pritet të fillojë serinë e gjatë të takimeve

Të shtunën, Ministrat e 27 vendeve të Bashkimit Evropian do të takohen për të diskutuar për të njëjtën çështje. Ndërsa liderët e Bashkimit Evropian do të mblidhen të dielën si dhe në një tjetër takim ekstra të mërkurën.

Ata duhet të bien dakord për një tjetër paketë ndihmash për Greqinë, për mënyrën se si do të rikapitalizohen bankat dhe për fondin e shpëtimit, pavarësisht se ka mosmarrëveshje të mëdha mes Francës dhe Gjermanisë.

Veçanërisht, dy shtetet duhet të bien dakord për mënyrën se si do të rritet fuqia e fondit të shpëtimit të Eurozonës. Mendohej se dy liderët do të nënshkruanin një marrëveshje të dielën e ardhshme, por është njoftuar se diçka e tillë është e pamundur dhe se dy liderët do të takohen përsëri të mërkurën.

Samiti i së dielës ishte parashikuar të zhvillohej me 17-18 tetor por u shty pasi nevojitej më shumë kohë për të finalizuar planin. Redaktori i BBC-së, Robert Peston, tha se pritet që një marrëveshje për rikapitalizimin e bankave të shpallet të dielën.

Bankat tashmë kanë pranuar të humbin 21% të verës së kredive që i kanë dhënë Greqisë, por mbi to po ushtrohet presion për të pranuar humbje më të mëdha. Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ka bërë thirrje për bisedime me sektorin privat.
/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-21 12:25
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›