E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-lideri libian Moammar Gadhafi ka vdekur

Ish lideri libian Moammar Gadhafi i cili u rrezua nga pushteti ne gusht te ketij viti nga rebelet qe kerkojne me shume demokraci ne Libi raportohet se eshte vrare nga forcat besnike te qeverise se re ne mesditen e sotme.

Sipas Keshillit ai ishte i plagosur rende kur u kap ndersa po tentonte te largohej nga qyteti i tij i lindjes Sirte nje nga qytetet e fundit qe kontrollohet nga Keshilli Kombetar Kalimtar.

Sirtja bie

NATO ka konfirmuar senje avion kishte goditur dy makina qe ishin pjese e nje karvani qe udhetonte ne afersi te Sirtes por nuk konfirmoi se ne nje nga ato automjete ishte Gadhafi Keto automjete te armatosura po kryenin veprime ushtarake dhe perbenin rrezik per civilet tha zedhenesi i NATO-s kolonel Roland Lavoie.

Bildunterschrift Kryengritesit festojne rrezimin e regjimit te Gadafit

Keshilli Kombetar Kalimtar te cilet jane sundimtaret e perkohshem te Libise kane disa jave qe luftojne per te shtene ne dore Sirten duke deklaruar disa here armepushime dhe afate dorezimi per trupat e Ghadafit.

Duke shtene ne dore qytetin me port ne detin Mesdhe qe gjendet 400 kilometra larg kryeqytetit Tripoli eshte pare si nje celes per vendosjen e unitetit fizik te Libise post Gadhafi.

Author AFP dpa Reuters/amarildo Topi
Redaktoi. Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›