Libi qeveria fajeson Al Kaeden per vrasjen e Fattah Younes

Qeveria libiane ka fajësuar Al Kaedën si përgjegjëse për vrasjen e shefit ushtarak të kryengritësve, Abdel Fattah Younes, e shkak për këtë vrasje, sipas Tripolit zyrtar, është fakti se Junes po përpiqej të përjashtonte organizatën terroriste nga përfshirja politike.
"Ata besonin se Abdel Fattah Younes po punonte për një marrëveshje me Perëndimin dhe me qeverinë libiane, pa përfshirë në bisedime Al Kaedën, e cila është e refuzuar në mbarë botën dhe nuk mund të përfshihet në asnjë mjedis politik. Al Kaeda u dërgoi një mesazh të gjithëve”- tha zëdhënësi I qeverisë, Moussa Ibrahim.
Gjenerali Younes dezertoi forcat ushtarake të Tripolit në shkurt dhe u bashkua me kryengritësit, pasi kishte shërbyer për Gedafin që nga grushti i shtetit i vitit 1969 që e solli këtë të fundit në pushtet. Vrasja e tij shkaktoi konfuzion, pasi edhe rrethanat e saj mbetën të paqarta, dhe u dha një goditje kryengritësve dhe mbëhstetësve të tyre ndërkombëtarë.
Ndërkohë, NATO njoftoi se ka bombarduar transmetuesit e televizionit shtetëror libian gjatë natës. Aleanca tha se ka nxjerrë jashtë funksioni tre transmetues satelitorë në kryeqytet, përmes një sulmi të saktë ajror. Goditja synon të ndalë transmetimet propagandistike të televizionit nga qeveria e kolonel Gedafit.
Ndërkohë, në terren kryengritësit pretendojnë marrjen e disa qyteteve të vogla në perëndim, ndërsa qeveria thotë se ka vrarë mbi 190 rebelë gjatë ditëve të fundit.
Juli Prifti