Libi, qeveria nuk di numrin e shqiptarëve
TIRANE-Shqiptarët që gjenden në Libi, janë në mëshirë të fatit. E perditshmja Gazeta Shqiptare ben te ditur se deri dje asnjë “sos” nuk ka nga qeveria shqiptare. Madje, edhe ambasadori shqiptar që është i emëruar në Egjipt dhe që mbulon Libinë, nuk ka asnjë informacion për shqiptarët atje. Prej ditësh, që kur filluan trazirat në Egjiptin e Mubarakut, ambasadori Nuri Domi u evakuua në Shqipëri.
Ambasadori Domi, është i vetmi zyrtar shqiptarë që mund të japë një informacion në lidhje me shqiptarët që gjenden në Libi. Pavarësisht se ai është ambasador në Egjipt, ai mbulon të gjithë zonat ku Shqipëria nuk ka ambasada.
Por, pavaresisht informacionit zyrtar, Gazeta Shqiptare sot sjell rrefimin e studentit Hysni Beka, kosovari që gjendet në Tripoli.. Ndryshe nga zyrat e qeverisë shqiptare, ai mund të japë lehtësisht informacion mbi atë ç’ka po ngjet me shqiptarët në Libinë e Gaddafit ku protestat e dhunshme dhe vrasjet po ndodhin prej shumë ditësh. Per me teper lexoni artikullin e zgjeruar sot ne Gazeta Shqiptare.
Nderkohe ne Libi situata sa vjen dhe behet me e trazuar. Televizioni shtetëror i Libisë ka shfaqur dje pamje ku lideri Moamer Gadafi i është drejtuar një turrme në kryeqytetin Tripoli, duke thënë se forcat e tij do të vazhdojnë të luftojnë kryengritjen në vend. Pas takimit të jashtëzakonshëm në Bruksel, NATO-ja tha se nuk do të ndërhyjë në krizën libiane., por do të vazhdojë ta ndjekë situatën për së afërmi.
Ne Libir ne protestat kunder Gadafit dyshohet se jane vrare mijera veta dhe plagosur dhjetra mijera te tjere.
(d.b/BalkanWeb)