E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Elbasan: Beteja për të larguar pushtetin nuk ndalet

TIRANË- Edi Rama ka nisur sot nga Elbasani valën e takimeve me bazën e partisë, nën sloganin “Fajin e ka Saliu”. Takimi përqendrua tek vazhdimësia e protestave. Sipas kreut të selisë rozë, beteja e opozitës do të vazhdojë, për të rrëzuar qeverinë që vodhi zgjedhjet, që vrau në 21 Janar dhe vazhdon të vjedhë e mashtrojë popullin.

“21 janari moment tragjik i kësja historie ku ndahen qartë qytetarët nga pushtetarët. Më 21 janar ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte. Arsyeja e hajdutit vrau shqiptarët në panik. Kjo qeveri ka kryer vepra të rënda kundër shqiptarëve. Ky regjim ka përfituar pa numër dhe pa tolerancë. Sot kanë frikë, ndaj Saliu sheh ëndrra me puce. Për të mbajtur karrigen Saliu vret shqiptaret me pushkët e Gardës së Republikës. Kemi zgjedhur rrugën për ta shpëtuar Shqipërinë. Shqipëria nuk mund të rrijë dhe nën flamurin e NATO-s dhe nën flamurin e baltës së korrupsionit.”,- u shpreh kryesocialisti Rama.

Beteja e opozitës sipas Ramës vazhdon “për një Shqipëri më të mirë, për të bërë realitet ëndrrat e tyre dhe jo ato të Saliuit, i cili sipas Ramës sheh në ëndërr bojkotin e zgjedhjeve, për t'i grabitur përsëri ato. Prandaj sipas Ramës të gjithë duhet të bashkohen në demonstrata paqësore për t'i thënë ndal kusarisë.

 "Jemi dhe do të jemi të patundur në bindjen tonë, të gjithë të vijnë me ne, do të vazhdojmë demonstratat për të larguar këtë pushtet. Saliu sheh ëndërr se do t’i bojkotojmë zgjedhjet që ata të grabisin cdo gjë, këtë ëndërr ne nuk do t’ua bëjmë realitet. Realitetin tonë do ta bëjmë në fushën e betejës për ëndrrën e madhe të shqiptarëve. Beteja jonë do të vazhdojë kudo në cdo hapësirë, paqësisht, vendosmërisht. Do t’i afrojmë këtij regjimi fundin e merituar“,- theksoi Rama

Sipas kryeopozitarit Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që do t'ju kthejë shqiptarëve dinjitetin e marrë peng nga pushteti i korruptuar.
“Nuk pranojmë që kjo tokë të kthehet në pronë private. Sot më shumë se kurrë beteja jonë do i japë fund kësaj historie. Do hapim një rrugë të re ku cdo shqiptar të jetë kryelarteë. Jemi e vetmja shpresë për Shqipërinë. Ne do të ndalim pushtetin e varfërisë. Do ndalim grabitjen e këtij vendi, padrejtësinë. Jemi e vetmja shpresë për familjet e zakonshme, institucionet dhe agjencitë shtetërore ndahen mes koalicionit të turpit. Do u heqim nga duart kusarëve shkollat dhe spitalet. Do u heqim sipërmarrësve nga shpina kërbacin e pushtetit. Do u japim shqiptarëve një shtet të ri europian. Nuk mund të ketë regjim të denjë për këtë vend pa larguar këtë regjim të korrupsionit“,- nënvizoi Rama.

(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›