E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli Jam i gatshem te perballem edhe me Gjykaten Kushtetuese

Presidenti i Kosoves Behgjet Pacolli eshte shprehur i gatshem te perballet me Gjykaten Kushtetuese nese nje gje e tille kerkohet prej tij ndersa ka shprehur bindjen se e perfaqeson unitetin popullit sikunder edhe kerkohet me Kushtetuten e Kosoves. Ai i beri keto komente duke ju pergjigjur kundershtimeve ndaj zgjedhjes se tij ne seancen e se martes ne Parlamentin e Kosoves ku u zhvilluan votime te tensionuara. Kryetari i Parlamentit te Kosoves Jakup Kransiqi ka deklaruar mbreme ne nje interviste te gjate per Kohavisionin se eshte shkelur kushtetuta dhe se vullneti i deputeteve te pranishem ne ate seance ishte ai nga votimi i heres se pare kur Behgjet Pacolli morri 54 vota gjithsejte. Por presidenti Pacolli e sheh ndryshe kete proces.

Une kam kaluar me mbi 90 per qind te votave te deputeteve qe ishin ne salle tha presidenti Pacolli. 

Nje dite me pare zoti Krasniqi i cili ishte deri dje ushtrues detyre i presidentit te Kosoves i dorezoi postin presidentit te ri duke mos vene ne pikepyetje vendimin e Parlamentit.

Shikoni mendoj qe duhet ta beni nje dallim ne mes te dorezimit te detyres zyrtare dhe qendrimit tim politik. Konsideroj dhe kerkoj nga ju qe vertet ti beni keto dallime. Une kam pasur obligim nga detyra qe e kam pas dhe nga perzgjedhja qe e ka bere Kuvendi i Kosoves ta dorezoj detyren dhe e kam dorezuar detyren. Qendrimi im politik se si eshte zgjedhur eshte e natyres tjeter tha kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi.
 
Kundershtimin e tyre ndaj zgjedhjes se presidentit Pacolli e kane shprehur edhe deputetet e opozites e cila braktisi seancen e se martes dhe paralajmeroi mundesine qe te kerkoje nje opinion te Gjykates Kushtetuese te Kosoves. Presidenti Pacolli nuk ka pranuar te debatoje me shume rreth kesaj ceshtjeje.

Nese kerkohet nga une sigurisht qe po tha presidenti Pacolli.

Zgjedhja e presidentit pasoi marreveshjen ndermjet Partise Demokratike te kryeministrit Hashim Thaci dhe Aleances Kosova e Re te presidentit Behgjet Pacolli per krijimin e koalicionit qeverises. Kjo marreveshje e cila ka nxitur mospajtime edhe brenda Partise Demokratike eshte kundershtuar nga opozita.

Levizja Vetevendosje protestoi sot nepermjet nje sic u tha aksioni kunder ketij koalicioni qeverises. Perfaqesuesi i kesaj levizjeje Vlorian Mulliqaj tha se kjo marreveshje eshte koalicion i dialogut me Serbine.
  
Levizja vetevendosje eshte kunder negociatave me Serbine dhe per rrjedhoje jemi edhe kunder ketij koalicioni sepse ky koalicion do ti rifilloj negociatat me Serbine per te cilat ne mendojme qe jane teper te demshme per popullin e Kosoves. Keto negociata qe po pergatiten jane perfundimi i procesit te ndarjes se brendshme te Kosoves tha zoti Mulliqaj.

eshtja e bisedimeve me Serbine ishte teme diskutimi me dyer te mbyllura ndermjet kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci dhe zotit Robert Cooper i derguar i Perfaqesueses se Larte te Bashkimit Evropian per Politike te Jashtme dhe Siguri baroneshes Catherine Ashton. Ne nje njoftim te zyres se kryeministrit thuhet se ne takim eshte theksuar se dialogu per ceshtje praktike do te perqendrohet ne ceshtjet te cilat do te lehtesojne jeten e qytetareve te te dyjave vendeve sic jane levizja e lire shkembimi tregtar dhe bashkepunimi rajonal.

Dje kryeministri i Kosoves Hashim Thaci emeroi zevendeskryeministren e tij Edita Tahirin udheheqese te delegacionit te Kosoves per dialogun per ceshtje praktike me Serbine. Ai ka shprehur bindjen se keto bisedime qe nuk do te kene te bejne me statusin e Kosoves dhe teresine e saj tokesore do te perfundojne me njohjen e ndersjelle ndermjet Kosoves dhe Serbise.

Pavaresia e Kosoves qe eshte njohur deri tash nga 75 vende te botes vazhdon te kundershtohet nga Serbia e cila synon qe nepermjet ketyre bisedimeve te arrije sic thuhet nje kompromis me te cilin do ti jepej fund konfliktit historik ndermjet serbeve dhe shqiptareve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›