Libi, rebelët libianë marrin aeroportin e Misratës
Rebelët në Libi kanë marrë aeroportin e qytetit Misrata pas një beteje të ashpër me forcat e Moamer Gadafit, në kthesën e parë pas disa javë luftimesh.
Raportohet se aeroporti i qytetit të tretë për nga madhësia, i cili prej dy muajsh ishte i rrethuar nga forcat e Gadafit, ka rënë në duart e rebelëve gjatë natës.
Rebelët kanë kremtuar fitoren duke brohoritur në rrugë dhe duke u vënë zjarrin tankeve të lëna nga trupat e Gadafit.
Në Tripoli, dëshmitarët, thanë se disa shpërthime e tronditën sot pjesën lindore të kryeqytetit.
Bashkimi Evropian tha se planifikon hapjen e një zyre në Bengazi e cila do të lehtësojë ndihmën për rebelët në këtë qytet lindor.