E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet aeroporti i Katanias, turmat e zogjve rrezik për avionët

Mbyllet për rreth një orë aeroporti i Katanias në Sardegna të Italisë. Shkak është bërë prania e theksuar e turmave të zogjve në këtë aeroport. Dy fluturime që duhet të mbërrinin në Fontanarossa janë devijuar nga kullat e kontrollit drejt aeroporteve të tjera më të afërta për të evituar incidente të mundshme. Turmat e zogjve në aeroporte janë të rrezikshme pasi shumë prej shkaqeve të incidenteve ajrore janë pikërisht zogjtë. Kjo ndodh pasi ata futen në helikat e motorëve anësorë duke i bllokuar menjëherë.
Megjithatë autoritetet aeroportuale të Sardegnës bëjnë më dije se tani fluturimet kanë rifilluar sërish normalisht.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›