Libi, rebelët premtojnë një shtet ligjor

Liderët e rinj të Libisë kanë siguruar ata botërorë se do të ndërtojnë një shoqëri me tolerancë dhe respekt për rregullat dhe ligjin.
Duke folur në takimin e Parisit, kreu i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Mustafa Abdel Jalil premtoi një kushtetutë të re dhe zgjedhje brenda 18 muajsh.
Presidenti francez Nicolas Sarkozy, që organizoi konferencën, theksoi nevojën për bashkërendim dhe zemërbutësi.
Ai tha se sulmet ajrore do të vazhdojnë për aq kohë sa koloneli Muammar Gaddafi të përbëjë një rrezik për vendin.
President Sarkozy nënvizoi gjithashtu se 63 vendet në takim janë të gatshme t`i kthejnë asetet e ngrira popullit libian.