E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, zgjedhjet zhvillohen brenda 20 muajve

Këshilli i ngarkuar për të hartuar kushtetutën e Libisë duhet të zgjidhet brenda 8 muajve para zgjedhjeve presidenciale dhe legjislative në vitin 2013. Lajmi i bërë të ditur nga AFP është njoftuar nga një zyrtar i lartë i rebelëve. " Ne kemi hartuar një rrugë të qartë për një tranzicion prej 20 muajsh nga zgjedhjet ka deklaruar Guma al-Gamaty, përfaqësuesi këshillit tranzitor në Britani.
Ai deklaroi gjithashtu se procesi i tranzicionit është tashmë duke u vendosur dhe se këshilli tranzitor do të drejtohet në kryeqytetin Tripoli brenda disa ditëve.
Në 8 muajt e parë, këshilli do të drejtojë Libinë, deri në momentin kur populli do të zgjedhë 200 përfaqësuesit e tij.
Sipas përfaqësuesit në Britani, këshilli zotohet se do të hartojë një kushtetutë me parime demokratike, e cila pas diskutimeve do të votohet në një referendum.
Liderët botërorë në konferencë e Parisit të mbajtur një ditë më parë kanë premtuar lirimin e miliarda dollarëve të fondeve të bllokuara të Libisë, për të ndihmuar Këshillin Tranzicional të kryengritësve, për t`i ripërtrirë shërbimet bazike dhe për fillimin e rindërtimit, pas luftës gjashtëmujore.
Presidenti francez Nicolas Sarkozy, që organizoi konferencën, theksoi nevojën për bashkërendim dhe pajtim me armikun nga ana e KTK, si një rrugë drejt paqes. Ai shprehu gjithshtu bindjen se forcat e NATO-s do të qëndronin në lLbi për ti shërbyer me ndihma humanitare popullit libian.
Ai tha se sulmet ajrore do të vazhdojnë për aq kohë sa koloneli Muammar Gaddafi nuk do të jetë më një kërcënim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›