Japoni, prezantohet kabineti i ri qeveritar

Kryeministri i ri japonez ka Yoshihiko Noda ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar i cili do të qeverisë shtetin e lindjes së largët në një periudhë paksa jo të lehtë për të. Pjesë e këtij kabineti do të jetë një ish deputet pa shumë përvojë si ministër i financave por që tregon se do të ketë zhvillime të reja në politikat kyçe ekonomike.
Noda si një figure e re dhe si kryeministri i gjashtë në 5 vite në Japoni, do të ketë një sërë sfidash me të cilat do të përballet. Politikat për një mënyrë të re për prodhimin e energjisë, duke i dhënë fund krizës së rrezatimit nga impianteve bërthamore. Gjithashtu rindërtimi i vendit pas tsunamit katastrofik, gjetja e fondeve për të, dëmshpërblimi dhe ngritja e agjensive të emergjencave do të jetë sfidat e rradhës për kryministrin Noda.
"Ne shpresojmë që të gjejmë persona të dobishëm në punët e tyre. Kryeministri Noda, është shprehur se është i duhuri, ndaj dhe ne shpresojmë që të bëjmë më të mirën tonë për politika më të mira, edhe pse do na duhet që së pari do në duhet që të kalojmë përmes baltës" ka deklaruar sekretari i i ri kabinetit.
Puna më e vështirë i takon sigurisht ministrit të financave, i cili ka shërbyer më parë si zëvendës ministër i mbrojtjes. Sfida më e rëndësishme do të jetë përmbajtja e borxhit i cili është rritur ndjeshëm kohët e fundit.
Megjithë katastrofës me të cilin u përball, ish kryeministri Naoto Kan u largua mes duartrokitjeve dhe buqetave me lule.
Japonia u godit 11 mars nga një tërmet dhe më pas nga një tsunam i cili shkatërroi veri- lindjen e vendit. Por ajo që u paraqit si rreziku më i madhe në Japoni ishte dëmtimi i impanteve bërthamore në Fukushima dhe rreziku ndaj ekzpozimit të rrezatimeve radioaktive.
Sfidat që do të përballet kjo qeveri dhe kryeministri i ri, i gjashti në pesë vite do të jenë shumë të mëdha sipas analistëve, ndërsa rindërtimi i Japonisë do të jetë një proces i vështirë dhe me shumë shpezime.