Tragjedia në Norvegji, kishte nëntë vite që përgatitej

Anders Brevik, personi i cili vrau 77 persona në Norvegji është ndihmuar nga nazistët britanikë. Policia norvegjeze gjithashtu ka bërë të ditur se një bashkëpunëtor i përfshirë në tragjedinë e Norvegjisë mund të ketë qenë krijuesi i një faqe interneti anti-myslimane Paul Ray.
Në dëshminë e tij Breivik është mburrur para policisë duke thënë se ka lidhje me celula terroriste në të gjithë Evropën përfshirë edhe Britaninë dhe mendohet si i ka ardhur edhe ndihma.
Ndërkohë policia po punon me policinë britanike për identifikimin e ekstremistëve të cilët mund të jenë përshirë. Në seancën e fundit të marrjes në pyetje të Breivikut lidhur me bombën në Oslo dhe sulmin me armë në ishullin Utoya është shprehur se komplotin kishte nëntë vite që përgatitej.