Libi, thirrje për bashkim kombëtar
Autoritet e brendshmë libiane kanë bërë thirrje për një bashkim kombëtar, duke deklaruar se lirimi nga regjimi i Muamar Gadfait nuk është plotësuar ende.
Kryeministri “de facto” i Libisë, Mahmud Xhibrili, tha se çlirimi i vendit nuk ka përfunduar ende, ndërsa "sfida më të vështira pritet të vijnë". Duke folur në Tripoli, për herë të parë që nga rrëzimi i Muamer Gadafit, nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit ka bërë thirrje për unitet dhe durim."Kjo është një fazë kur ne duhet të unifikohemi, të jemi së bashku, të flasim me një zë", tha Xhibrili. Sipas tij, beteja për çlirimin e Libisë do të përfundojë me "kapjen ose eliminimin e Gadafit".Ky i fundit, përmes një audio-mesazhi, i ka hedhur poshtë spekulimet se është larguar nga Libia.
Ndërkohë që forcat rebele i janë afruar vendlindjes së muamar gadafit në luftim me focat e tij besnike. Këshilli tranzitor i bëri thirrje mercenarëve që të dorëzohen, ndërkohë që limiti kohor për të dorëzuar sirten është vendosur kjo e shtunë. Me herët besnikët e kolonelit Muammar Gaddafi të vendosur në Bani Ualid, në jug të Misratës, kanë goditur pozicionet e rebelëve në zonën e Dinarit, rreth 20 kilometra larg qytetit. "Ka shumë persona në Bani Ualid që duan të sabotojnë negociatat. Këtu në Dinar i jemi përgjigjur zjarrit, por nuk do të sulmojmë derisa të vendosë Këshilli Kombëtar i Tranzicionit në Bengazi", kanë deklaruar rebelët.
Edhe pse kanë marrë pjesën më të madhe të libisë nën kontrroll, gjetja e vendodhjes së gadafit mbetet edhe çështja kryesore e rebelëve.