E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, arrestohen dy terroristë

Pas hetimesh disamujore policia gjermane arriti një goditje kundër terroristëve të supozuar islamistë. Dy të dyshuar janë arrestuar në Berlin, tha një zëdhënës i policisë.

Sipas zëdhënësit dy të arrestuarit kishin siguruar sasi të mëdha kimikatesh, me të cilat mund të prodhohet lëndë plasëse.
 

Banesat e tyre në Berlin si dhe një shoqatë kulture islamike në kryeqytet janë kontrolluar, vijoi zëdhënësi.

I akuzuari kryesor është një gjerman 24-vjeçar, i cili është me origjinë nga Libani ndërsa bashkëpunëtori i tij 28-vjeçar është nga Rripi i Gazës.

Nuk dihet nëse të dyshuarit planifikonin një atentat konkret dhe nëse ata po përgatisnin një atentat në 10 vjetorin e atentateve terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›