Mediat rumune sulmojnë Sorosin për Kosovën

Mediat rumune kanë vënë në shënjestër të kritikave miliarderin dhe drejtuesin e fondacionit “Soros”, Xhorxh Soros.
Kritikat po bëhen së fundi, pasi Soros ka kërkuar nga kryesia e Bashkimit Evropian që pesë shtetet e BE-së që nuk kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një akt të tillë sa më parë, përfshirë këtu edhe Rumaninë.
Menjëherë pasi është mësuar lajmi, mediat rumune kanë hapur gazetat me titujt “Juda nga Budapesti”, “Fushata e Zombieve”, dhe titujt të tjerë, ku Soros akuzohet se ka punuar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shërbyes aktual i Shërbimit Inteligjent të Kosovës si dhe etiketime të tjera si antikrisht, ateist, dhe një njeri që ka bashkëpunuar gjithnjë me kriminelët nëpër botë.
Mediat rumune kanë shkruar për lidhjet e biznesit mes Sorosit dhe biznesmenëve shqiptaro amerikan Shaip Muja dhe Dino Asanaj. “Tani e kuptuam përpjekjen e Sorosit kur në Parlamentin rumun u përpoq që të nxisë qeverinë e Rumanisë të investojë në minierat e Kosovës. Soros nuk është dhe nuk do të jetë kurrë një person që punoi për Rumaninë, por ai është një hungaro – amerikan i cili kërkon të shkatërroj Rumaninë”, shkruan një gazetë proqeveritare rumune.