E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH Ne janar inflacioni 3.3 perqind

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka deklaruar në një dalje për mediat se inflacioni për muajin janar, sipas BSH-së, ishte 3.3 përqind.

Sipas tij, është vënë re një rritje e çmimeve të mallrave ushqimorë dhe naftës, të cilat kryesisht kanë prekur shtresat e varfëra.

“Inflacioni në muajin janar të vitit 2011 ka qenë 3.3 përqind… Mallrat ushiqmorë dhe nafta kanë pësuar një rritje të çmimeve si pasojë e ndikimit të krizës botërore. Kjo krizë e çmimeve ka prekur shtresat më të ulëta”, tha Fullani.

Sipas tij, ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet edhe ne tre mujorin e katërt të 2010-s nga rritja e kërkesës së huaj për mallra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›