E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, vijojnë luftimet në Malet Perëndimore

Raportohet se forcat lojale ndaj regjimit të Muamer Gadafit në Libi, po shtojnë sulmet kundër pozicioneve të kryengritësve në rajonin Malet Perëndimore të këtij vendi.

Një zëdhënës i kryengritësve i tha agjencisë Rojters se së paku 10 raketa e kishin marrë në shënjestër qytetin Zintan, mbrëmë vonë.

Qyteti Berber në këtë rajon, afër kufirit me Tunizinë, ishte goditur nga forcat qeveritare, pasi i ishte bashkuar kryengritjes, e cila ka shpërthyer para dy muajsh.

Refugjatët thonë se qytetet në rajonin e izoluar janë afër gjendjes së urisë.

Gjithashtu, në pjesën lindore të Libisë, një zëdhënës i kryengritësve në qytetin e rrethuar bregdetar, Misrata, tha se dje ka pasur luftime afër aeroportit të qytetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›