E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zardari: Vrasja e bin Ladenit nuk ishte operacion i përbashkët

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, ka deklaruar se vrasja e Osama bin Ladenit, nga forcat speciale amerikane, nuk ishte operacion i përbashkët me Pakistanin.

Në një shkrim në të përditshmen, Uashington Post, Zardari, gjithashtu thekson se vendndodhja e liderit të Al-Kaidës, nuk dihej nga autoritetet e Pakistanit.

Gjithashtu, presidenti pakistanez shkruan se megjithse ky nuk ishte operacion i përbashkët, “një dekadë e bashkëpunimit dhe e partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit, ka çuar në eliminimin e Osama bin Ladenit, që ishte kërcënim i vazhdueshëm për botën e civilizuar”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›