E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Senatori Levin pret reduktim të fuqishëm në Afganistan

Kryesuesi i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit të Shteteve të Bashkuara, Karl Levin, beson se presidenti Barak Obama, do të reduktojë fuqishëm trupat amerikane në Afganistan, këtë verë.

Duke u shprehur lidhur me planet e presidentit Obama për fillimin e tërheqjes, gjatë këtij korriku, të disa prej afro 100 mijë ushtarëve amerikanë në Afganistan, ai tha se beson se tërheqja “do të jetë e fuqishme në çdo rast”.

Senatori Levin, gjithashtu beson se kjo tërheqje e fuqishme do të “përforcohet nga zhvillimet”, duke pasur parasysh vrasjen e liderit të Al-Kaidës, Osama bin Laden, nga forcat amerikane në Pakistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›