E Diel, 1 Nëntor 2026

Libi, vijojnë luftimet në qytetin Sirte

Trupat e qeverisë së përkohshme libiane po luftojnë me mbështetësit e liderit të rrëzuar Muammar Gaddafi në një nga bastionet e tij të fundit, Sirte.

Sipas BBC trupat e KKT-së kanë lëvizur edhe nga lindja drejt qytetit të lindjes së kolonelit, vendndodhja e të cilit nuk dihet ende.
Sirte, një nga dy bastionet e mbetura të Gaddafi-t, ka rezistuar fuqishëm ndaj përpjekjeve të forcave të KKT-së për t`i marrë ato nën kontroll.
 

Këshilli deklaroi se hyrja lindore është marrë nën kontroll dhe se trupat e tij kanë avancuar rreth 10 kilometra përpara. Ndërkohë po sipas BBC e cila iu referohet trupave të KKT-së,është arritur një progres i shpejtë në 12 orët e fundit dhe po qëllojnë me raketa drejt forcave të Gaddafi-t.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›