E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroacia, jo tërheqjes së padisë për genocid ndaj Serbisë

Kryeministrja kroate, Jadranka Kosor ka thënë se vendi I saj, Kroacia nuk do të tërheqë padinë ndaj Serbisë për krime lufte.

“Një vendim i tillë mund të sillet vetëm me vendimin e qeverisë, ndërsa qeveria e Kroacisë një vendim të tillë nuk do ta marrë”, ka thënë ajo.

Ajo ka përsëritur se qeveria si çështje prioritare në bisedime me fqinjët ka çështjen e personave të pagjetur.

Kosor ka paralajmëruar se Kroacia nuk do të lejojë që askush të rishikojë historinë e këtij vendi dhe se nuk do të lejojë porosi të tilla se Kroacia nuk duhet të kremtojë “Ditën e Fitores” dhe “Falenderimet e Atdheut”, të cilat Kroacia i shënon në ditën e aksionit “Stuhia”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›