Jemen, përplasje mes forcave pro dhe kundër qeverisë
Të paktën 40 të vdekur janë regjistruar nga përleshjet mes forcave pro dhe kundër qeverisë në Jemen, dy ditë mbasi presidenti i vendit Ali Abdullah Salehi u kthye papritur në vend dhe bëri thirrje për armëpushim. Trazirat shpërthyen në kryeqytetin e vendit Sana, ku forcat qeveritare te sigurisë kanë luftuar kundërshtarët në fronte të ndryshme.
Sipas aktivistëve forcat qeveritare janë përplasur me trupat e sheikëve fisnorë të cilët nuk e mbështesin më Saleh. Po sipas tyre forcat e sigurisë kanë hapur zjarr ndaj demonstruesve që janë grumbulluar në kampin e protestave të quajtur Sheshi i Ndryshimit.
Ndërkohë Saleh bëri thirrje për dhënien fund të luftimeve pas kthimit nga Arabia Saudite. Në një njoftim të publikuar nga zyra e tij,Saleh thekson se zgjidha për protestat në rritje kundër qeverisë do të ishte dialogu dhe jo armët.