E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, e shqetësuar për dhunën në Jemen

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur “shqetësim të thellë” për ngjarjet në Jemen, ndërsa sërish i kanë bërë thirrje presidentit Ali Abdullah Saleh të japë dorëheqjen pas 33 vjetësh në pushtet.

Jemeni është përfshirë nga protestat antiqeveritare që nga muaji janar. Rreth 200 persona raportohet të jenë vrarë javën e kaluar në përleshjet ndërmjet forcave të sigurisë dhe protestuesve. Vetëm ditën e shtunë janë shënuar 40 viktima nga përleshjet mes forcave pro qeveritare dhe protestueve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›