Sulme në Irak, 9 të vrarë

Disa shpërthime kanë tronditur qytetin irakian të Qerbelasë, duke vrarë 9 persona dhe plagosur disa të tjerë.
Detajet rreth shpërthimeve mbeten të paqarta, por thuhet se një nga shpërthimet ka ndodhur pranë ndërtesës qeveritare.
Autoritetet shëndetësore thonë se numri i viktimave mund të rritet, ndërsa përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.
Qerbelaja, vend i banuar me shumicë shiite, i cili ndodhet rreth 80 kilometra në jugperëndim të Bagdadit, ka qenë shpesh skenë e sulmeve nga ekstremistët sunitë.