E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergjegjesia politike dhe ceshtja e doreheqjes pas 21. Janarit

Dr. Judith Hoffmann eshte njohese e vendit ne saje te punes se saj per Banken Boterore ne Shqiperi dhe te kerkimeve te zhvilluara atje ne fushen e shkencave shoqerore. Nese per nje demokraci perendimore eshte e perfytyrueshme qe pas nje bilanci tragjik me kater te vrare dhe shume te plagosur te mos regjistrohen doreheqje politike Hoffmann thote se kjo eshte nje pyetje relativisht e veshtire. Megjithate per te eshte krejtesisht e qarte qe pergjegjesi politike duhet marre kur ndodh qe ne perplasje te tilla te kete te vrare.

Krejtesisht e qarte eshte edhe qe duhet te kete nje urdher per te shtene edhe ne situata te tilla. Perndryshe thuhet se nuk i ke nen kontroll njesite e tua policore perkatese kur papritur shtihet pa pasur nje urdher per kete veprim. Pra ka hierarki dhe struktura te urdhrit krejtesisht te qarta. Prandaj eshte e domosdoshme qe kjo te sqarohet pra se cfare ndodhi saktesisht dhe duhet marre persiper pergjegjesi politike. Kjo me cdo kusht. Sikur dicka e tille te kishte ngjare ne Berlin atehere kjo ...marrje pergjegjesie me siguri do te kishte ndodhur me shpejt. Por thjesht eshte e veshtire qe kontekstet te krahasohen 11 me njeri me tjetrin.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Opozita nderon ne marsh perkujtimor viktimat e 21 janarit

Ende pune per zbatimin praktik te demokracise ne Shqiperi

Ekspertja gjermane flet edhe mbi ceshtjen e refuzimit te policise per dite me radhe te ndalonte gardistet e kerkuar nga prokuroria. Judith Hoffmann eshte e mendimit se ky ka qene natyrisht nje vendim shume i veshtire ose nje vendim i cili shkaktoi shume irritime dhe rezistence. Bashkesia nderkombetare u be ketu e dukshme dhe e pranishme nepermjet kanaleve diplomatike. Mendoj se kjo tregon mjaft fort qe duhet kerkuar respektimi me cdo kusht i kritereve te shtetit ligjor dhe normave e vlerave te tjera. Mendoj se ishte nje qendrim shume befasues te thoje Nuk do ti ndjekim keto kritere dhe si te thuash ne fund nuk duam ta zbardhim ngjarjen. Besoj se ky ishte nje vendim shume problematik i cili eshte marre nderkohe mbrapsht. Tani po zhvillohen hetime. Mendoj se pikerisht ne kete pike dallohet qe mbetet te hidhen themelet e nje sere elementeve te praktikes demokratike.

Kriza e zgjedhjeve te 2009-s vazhdon

Nga njera ane opozita shqiptare ne pergjithesi vlereson se vendi gjendet ne krize dhe se rrugedalja e vetme jane zgjedhjet e parakohshme. Nga ana tjeter keshilla e BE-se dhe SHBA-se eshte qe te mbahen zgjedhjet lokale te radhes. Lidhur me kete ekspertja Hoffmann vlereson se Zgjedhjet parlamentare te 2009-es jane ne ate mase diskutueshme qe prej rezultatit saqe opozita u shpreh kunder tyre dhe filloi te bojkotonte parlamentin. Pra kjo eshte nje krize qe vlon per kohe te gjate ose nje perballje qe zhvillohet prej shume kohesh.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Edi Rama lider i opozites i drejtohet demonstruesve

Ne raportin e saj mbi vezhgimin e zgjedhjeve OSBE-ja shprehet se pati permiresime vecanerisht ne proceset zgjedhore qe zgjedhjet nuk u zhvilluan ende ne perputhje te plote me normat nderkombetare por pergjithesisht u tha Mire le ti permbahemi rezultatit te ketyre zgjedhjeve. Ky ishte reagimi i bashkesise nderkombetare ndaj zgjedhjeve te 2009-es. Prandaj do te ishte e habitshme sikur BE-ja SHBA-ja dhe diplomate te tjere te kerkonin zgjedhje te reja. Pra prej ketij kendveshtrimi eshte konsekuente te thuhet Do te ndjekim hapat normale te parashikuar duke hyre ne zgjedhje lokale.

Pyetja e madhe dhe vendimtare per eksperten Hoffmann eshte nese nen shenjen e kesaj krize zgjedhjet lokale do te arrijne te krijojne me shume besim ne sistemin politik. Zerat jane te ndare mendon ajo. Ka nga ata qe thone Jo klima eshte dramatizuar ne ate menyre ose aq e acaruar saqe as zgjedhjet lokale nuk mund te shpien detyrimisht ne reduktimin e kesaj krize. Por kjo eshte shpresa e bashkesise nderkombetare U permbahemi hapave normale te planifikuar ne procesin politik ne Shqiperi dhe te shpresojme qe me zgjedhje lokale te pastra te krijohet me shume qetesi dhe te zgjidhet kriza.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zgjedhjet e 2009-s u konstestuan nga opozita

Hoffmann Parimet dhe normat per te zhvilluar zgjedhje te tilla te lira dhe te drejta ekzistojne

Nderkohe opozita po kerkon garanci qe zgjedhjet te jene te rregullta. Lidhur me kontributin qe mund te japin nderkombetaret ekspertja Hoffmann thote se bashkesia nderkombetare i vezhgon zgjedhjet ne Shqiperi prej nje kohe mjaft te gjate dhe nxjerr vazhdimisht raporte mbi zgjedhjet. Natyrisht qe prej vitesh ka edhe vezhgues vendore te zgjedhjeve te perfshire ne proces OJQ shqiptare pra nuk eshte vetem bashkesia nderkombetare qe i vezhgon zgjedhjet.

Natyrisht qe vezhgimi i zgjedhjeve te tilla eshte dicka e veshtire. Duhet te jesh i aftesuar mjaft mire per te pasur parasysh gjithe procesin dhe per te pare se cndodh. Bashkesia nderkombetare dhe SHBA-ja e kane keshilluar prej vitesh kete proces dhe kane propozuar ose kerkuar vazhdimisht qe sistemi zgjedhor te rishikohet qe ai te pershtatet dhe keto hapa edhe jane hedhur vitet e fundit. Pati edhe mendime dhe vendime per ta ndryshuar krejtesisht sistemin zgjedhor pra nga nje sistem miks ne nje proporcional duke besuar se kesisoj arrihen zgjedhje me te mira. Besoj se zgjedhjet e 2009-es treguan qe kalimi nga nje sistem zgjedhor te tjetri varet nga praktika nga zbatimi i ligjit dhe i sistemit elektoral.

Nuk mund te thuhet qe nje sistem zgjedhor eshte me i mire sesa nje tjeter. Per kete arsye ka rendesi qe njerezit pergjegjes ne politike te kene vullnetin dhe interesin qe zgjedhjet te kryhen ne perputhje me ligjin dhe sistemin zgjedhor ekzistues. Reforma e ligjit zgjedhor u miratua ne rrafshin nderkombetar. Pra parimet dhe normat per te zhvilluar zgjedhje te tilla te lira dhe te drejta ekzistojne.

Autor Elert Ajazaj

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›