Libia nuk arreston Gaddafin

Nga Express më 28 qershor 2011 në ora 16:00
Qeveria e Muammar Gaddafit e ka hedhur poshtë urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për liderin e Libisë.
Ministri i Drejtësisë, Mohamad al Kamodi, e ka quajtur këtë gjykatë një “pajisje për perëndimin që të persekutoj liderët e botës së tretë”.
Më herët, gjykata me seli në Hagë e ka aprovuar urdhër arrestin për Gaddafin, djalin e tij, Saif al Islam dhe shefin e Shërbimit të Inteligjencës së Libisë, Abdullah al Senusi, me akuzën për krime kundër njerëzimit.
Prokurorët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare dyshojnë se tre të kërkuarit janë të përfshirë në vrasjen e protestuesve civil, që në muajin shkurt u ngritën kundër regjimit 41 vjeçar të Gaddafit.