Mata nuk largohet nga Valencia

Nga Express më 28 qershor 2011 në ora 18:34
Mesfushori i Valencias, Juan Mata ka mohuar spekulimet se mund të largohet nga klubi.
Mata, 23 vjeç, kërkohet nga një numër i klubeve të mëdha nga Premierliga dhe La Liga, përfshirë Arsenalin, Liverpoolin, Real Madridin dhe Barcelonën. Mirëpo, Mata ka thënë se dëshiron të mbetet në Mestalla.
“Dua të fitoj një trofe me Valencian sezonin e ardhshëm. Nuk kam planifikuar asnjë ndryshim pasi kam kontratë deri më 2015”, tha Mata për të përditshmen spanjolle SuperDeporte.