Irani Gati te perballemi me armiqte

Irani thotë se është gati të përballet me armikun. Garda Revolucionare e Iranit tregon forcën, ndërsa teston 14 raketa në ditën e dytë të stërvitjes ushtarake. Raketat ishin të llojeve dhe të modeleve të ndryshme me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi. Raketat tokë-ajër kanë një rreze maksimale prej 2.000 km. “Të gjitha u lëshuan në të njëjtën kohë e kundër në një objektivi të vetëm”, bëri të ditur agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.
Kreu i Gardës Revolucionare theksoi gatishmërinë e Iranit për të goditur Izraelin dhe interesat e SHBA-së në rajon në rast sulmi kundër republikës islamike. Më herët, Uashingtoni dhe Izraeli kanë thënë se nuk e përjashtojunë sulmet ushtarake ndaj Iranit, nëse mjetet diplomatike dështojnë për ta ndaluar programin atomik. Gjithashtu republika islamike kërcënoi të marrë masa kundër sanksioneve "çnjerëzore", që vështirësojnë furnizmin jashtë vendit të avionëve të pasagjerëve dhe blerjen e pjesëve të këmbimit.
"Si rezultat i përpjekjeve të njëanshme e të tepruara nga zyrtarët amerikanë, kompanitë iraniane që kanë pasur humbje financiare do të ndërmarrin veprime ligjore ndërkombëtare dhe do të kërkojnë kompensim," kërcënoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ramin Mehmanparast . Linja ajrore kombëtare, Irani Air filloi të ketë probleme furnizimin me karburant në aeroportet europiane tetorin e kaluar e shumë kompani perëndimore ndaluan shitjen e karburantit në përputhje me sanksionet amerikane që ndalojnë eksportin e produkteve të naftës së rafinuar në Iran.
Washingtoni ka shtuar sanksionet javën e kaluar, duke vendosur Irani Air dhe një operator të madh iranian portual, në listën e zezë. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe disa vende të tjera kanë vendosur sanksione të tjera. Teherani hedh poshtë këtë formë presioni si të paligjshme dhe joefektive.
Delina Bitraku