Zjarret situate emergjente ne New Mexico

Në Shtetet e Bashkuara në New Mexico është situatë emergjence për shkak të zjarreve. Flakët po përhapen me shpejtësi që nga dita e diel e deri tani kanë shkrumbuar 58 mijë hektarë pyll. Tashmë zjarret kërcënoijnë dhe laboratorin kombëtar të Los Alamos, që ka fituar famë në mbarë botën, pasi aty është krijuar bomba e parë atomike, ndërsa edhe sot rreziku është i lartë pasi aty depozitohet plutonium.
Materialet me rrezikshmëri të lartë janë në bunkerë, sigurojë aurtoritetet që për momentin kanë bllokuar aktivitetet e qendrës së kërkimeve që shtrihet në 11 mijë ha rreth 100 km larg Santa Fe. Për t’i bërë ballë situatës së zjarreve është angazhuar dhe ushtria.
Megjithatë, autoritetet e zjarrfikësve shpjegojnë se zjarret nuk do të mund të vihen menjëherë nën kontroll e mbetet prezent rreziku që fuqia e tyre të dyfishohet apo trefishohet gjatë orëve në vijim. Deri tani bilanci i dëme të shkaktuara mbetet i madh, dhjetra banesa janë djegur plotësisht në Cochiti e Tent rock. Numri i të evakuuarve arrin në 12 mijë.
Më në veri, në Nebraska alarmi bërthamor është shkaktuar nga përmbytjet. Megjithatë dhe aty autoritetet thonë se situata është nën kontroll me gjithë shembjen e një barriere protektive. Uzina bërthamore e rrethuar nga uji ndodhet 32 km në veri të Omaha, Nebraska e qëndron e mbyllur që prej muajit prill.
Delina Bitraku