E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-guvernatori Blagojevich shpallet fajtor per korrupsion

Një juri në Çikago shpalli fajtor ish-guvernatorin e Illinois Rod Blagojevich për 17 nga 20 akuza gjithsej. Ish-guvernatori u akuzua për afera korruptive e tentativë për përfitime personale në zëvendësimin e Barack Obamas në  Senat.

"Ne jemi shumë të zhgënjyer me rezultatin. Sinqerisht jam habitur. Nuk ka mbetur shumë për të thënë. Duam të shkojmë në shtëpi tek vajzat tona të vogla për të folur me to e për t’ua sqaruar gjërat”-tha Blagojevich.

Blagojevich, demokrati që fitoi dy mandate si guvernator u shpall fajtor për të gjitha pikat e akuzës, përveç tre.  Disa thirrje për burg të dënimeve deri në 20 vjet, edhe pse ai ka të ngjarë të marrin një dënim më të vogël. Pas shpalljes fajtor për përpjekje për shitje apo shkëmbim të vendit në Senat të lënë bosh nga Presidenti Barack Obama pati thirrje që ai të marrë dënimin maksimal, 20 vjet burg.

Ish-guvernatori u kthye në shtëpinë e tij i shoqëruar nga mbështetës të tij. Shpallja fajtor, kësaj here vjen pasi në gjykimin e parë në gusht të 2010 u bllokuan 23 nga 24 akuzat kundër tij e u shpall fajtor vetëm për deklarata të rreme kundër hetruesisë.

Blagojevich ishte demokrati i parë që u zgjodh guvernator i Illinoisit në 30 vjet në vitin 2002, duke pasuar republikani Xhorxh Ryan i cili dhe ai u gjykua për korrupsion.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›