E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia pas Gadafit para nje fillimi te ri

Kanali televiziv arab Al Xhazira njofton se Keshilli Tranzitor do te shpalle te shtunen ne menyre festive clirimin nga regjimi i Gaddafit. Sipas kryeministrit ne detyre Mahmud Xhibril brenda nje muaji pastaj do te formohet nje qeveri e re kalimtare. Tete muaj me vone do te formohet nje kongres kombetar. Udheheqes ushtarake te Keshillit Tranzitor deklaruan nderkohe se qyteti bregdetar Sirte eshte cliruar plotesisht. Sirte konsiderohej keshtjella e fundit e Gaddafit dhe ajo u mbrojt deri ne fund prej mbeshtetesve te Gaddafit.

Mbeten te paqarta rrethanat e sakta te vdekjes se tij

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mahmud Xhibril kryeministri i Keshillit Tranzitor

Nga ana tjeter edhe nje dite pas vdekjes se diktatorit shumevjecar libian Muammar al-Gaddafi mbeten te paqarta rrethanat e sakta te vdekjes se tij. Sipas te dhenave te kryeministrit te Keshillit Tranzitor Mahmud Xhibril 69 vjecari eshte arrestuar kur trupat e qeverise pushtuan qytetin e tij te lindjes Sirte. Makina me te cilen Gadaffi duhej te dergohej ne qytetin Misrata eshte perfshire ne nje perleshje te armatosur ne mes  te luftetareve te qeverise dhe mbeshtetesve te ish pushtetmbajtesit. Me kete rast eshte plagosur edhe Gaddafi i cili eshte derguar ne spitalin e Misrates ku edhe ka nderruar jete tha Xhibril. Sipas disa te dhenave te tjera Gaddafi eshte rrahur per vdekje apo vrare nga luftetaret e Keshillit Tranzitor. Keshilli Tranzitor ka hedhur poshte nje lutje te Tribunalit te Hages qe te mos varrosin kufomen e Gaddafit ne menyre qe ajo te mund te hetohet nga ekspertet. Gaddafi do te varroset se shpejti ne nje vend te panjohur njoftoi Xhibril. 

Lajmi per vdekjen e Gaddafit u prit me lehtesim ne mbare boten

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gezimi per fundin e regjimit te Gadafit

Kancelarja gjermane Angela Merkel foli ne nje reagim te pare per nje pike perfundimtare te regjimit te ish diktatorit. Keshtu perfundon nje lufte e pergjakshme qe Gaddafi zhvilloi kunder popullit te tij tha kancelarja ne Berlin. Ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle tha se tani Libia ka mundesine per te hapur nje kapitull te ri demokratik. Edhe presidenti amerikan Barak Obama tha se populli libian tani ka mundesine per te marre fatin ne duart e veta. Sekretari i Pergjithshem i OKB-se Ban Ki-Moon u beri thirrje libianeve per pajtim. Lidhja Arabe vleresoi lart trimerine e njerezve qe per nje jete ne liri dhe dinjitet dhane shume viktima.

Autor Esat Ahmeti

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›