Ushtaret e NATO-s heqin barrikadat ne veri te Kosoves

Zyrtare te forcave paqeruajtese ne Kosove e cilesojne te sukseshem operacionin per heqjen e barrikadave te vena nga serbet ne rruget ne veri te Kosoves. Nje zedhenes i KFOR-it Uve Novicki i tha DW-se se situata e sigurise tash paraqitet e qete megjithe tensionet e paradites dhe perpjekjet e serbeve lokale per te penguar heqjen e barrikadave. Ai tha se KFOR-i ka kontroll te plote ne dy pikekalimet kufitare me Serbine ne Jarinje dhe Bernjak Fatkeqesisht kemi tete ushtare te lenduar lehte dhe gjendja e tyre shendetesore eshte jashte rrezikut per jeten. Rezultati i operacionit te sotem eshte i kenaqshem dhe mund te them se operacioni per largimin e te gjitha barrikadave do te vazhdoje. Nuk dua te flas per detaje te operacionit por mund te them se KFOR-i mbetet i perkushtuar qe te siguroje liri te levizjes ne veri te Kosoves jo vetem per mekanizmat nderkombetare por per te gjithe qytetaret thote zedhenesi i KFOR-it Uve Novicki.
Dhjetera te plagosur ne protestat e vazhdueshme te serbeve
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift KFOR-i heq barrikadat ndermjet Serbise dhe Kosoves
Mediat lokale serbe njoftojne se te pakten 25 qytetare serb nga komuna e Zubin Potkut kane marre lendime te lehta shumica e tyre nga gasi lotesjelles gjate intervenimit te KFOR-it per heqjen e barrikadave. Zyrtaret e KFOR-it nuk jane ne gjendje te konfirmojne kete informacion.
Nderkohe misioni EULEX ne nje njoftim per media thote se aksioni i se enjtes per heqjen e barrikadave nga rruget ne veri te Kosoves ishte nje aksion i perbashket i KFOR-it dhe misionit EULEX qe per qellim ka rivendosjen e lirise se levizjes ne veri te Kosoves. EULEX arrestoi disa serbe qe kundershtuan aksionin afer pikalimit 31 mirepo me pas i liroi ata Barrikadat ne afersi te pikalimit 31 u larguan dhe u vendosen postblloqe dhe pika te kontrollit per automjete. Keto veprime jane ndermarre afer pikekalimit 31 si dhe ne zonen e Zubin Potokut. Qellimi i pergjithshem eshte qe te permiresohet gjendja e sundimit te ligjit ne kete pjese te Kosoves. EULEX-i kerkon nga qytetaret ta ruajne qetesine dhe ta respektojne sundimin e ligjit. Kete e presin te gjitha shtetet anetare te Bashkimit Evropian thuhet ne njoftimin e misionit EULEX.
Situata ne Mitrovice mbetet e qete
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mitrovica e Veriut
Nderkohe zedhenesi i policise se Kosoves ne Mitrovice Besim Hoti i tha DW-se se situata e sigurise ne veri te qytetit te Mitrovices mbetet e qete ndersa nuk ka ndonje levizje per heqjen e barrikades mbi uren kryesore qe ndan qytetin ne dy pjese.
Mediet serbe njoftojne se presidenti serb Boris Tadic u kerkoi serbeve ne veri te Kosoves te mbesin te qete ndersa NATO-s i kerkoi ti shmanget perdorimit te dhunes.
Lideret e serbeve lokale ne veri do te duhej te punonin vetem ne interesin e njerezve dhe jo nen ndikimin e disa partive politike serbe citohet te kete thene presidenti Boris Tadiq.
Thaci Eskalimi i dhunes nuk eshte ne interes te askujt
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci denoi dhunen kunder KFOR-it
Nderkohe kryeministri i Kosoves Hashim Thaci e denoi sic thote dhunen e ushtruar mbi ushtaret e forces paqeruajtese te KFOR-it nga ana e pjesetareve te strukturave kriminale ne veri dhe shtoi se eskalimi i dhunes nuk eshte ne interes te askujt Qeveria e Republikes se Kosoves vlereson lart perkushtimin e vazhdueshem te forcave te KFOR-it dhe EULEX-it qe ne kuader te mandatit te tyre po permbushin angazhimet per vendosjen e ligjshmerise dhe kushtetutshmerise ne pjesen veriore te vendit shprehet kryeministri Hashim Thaci. Ai fton qytetaret serbe te pjeses veriore per bashkepunim te plote sepse keto angazhime sipas tij jane ne interes te vete qytetareve te asaj pjese te territorit te Kosoves.
Edhe presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga gjate nje konference shkencore Siguria ne Kosove dhe refleksionet rajonale tha se ndaj gjendjes ne veri duhet pergjigjur me sundim te ligjit Sa i perket veriut une do te perseris ate qe e kam thene edhe ne te kaluaren se pergjigjja ndaj tere kesaj eshte sundimi i mirefillte i ligjit ne tere territorin e Kosoves veprimet nga institucionet e Kosoves dhe nga partneret tane nderkombetare te cilet jane te pranishem ne Kosove si EULEX-i dhe KFOR-i qe institucionet dhe qytetaret e Kosoves i kane ftuar te ndihmojne tha presidentja Atifete Jahjaga.
Edhe ambasadori amerikan ne Kosove Cristopher Dell e mbeshteti aksionin e KFOR-it dhe EULEX-it per heqjen e barrikadave ne veri duke thene se KFOR-i si pjese e sigurise se NATO-s eshte i mandatuar nga Rezoluta e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara per ta ruajtur sigurine ne Kosove Me vjen keq qe grupet ekstremiste serbe kane zgjedhur menyren e konfronitimit per te zgjidhur situaten ne ate pjese te vendit tha ambasadori Dell gjate nje vizite ne komunen e Junikut.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Angjelina Verbica