E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia refuzon të dorëzojë djalin e Gedafit

Saif al-Islam Gaddafi (foto Rex Features)

Libia vazhdon të shpërfillë OKB-në duke mos e dorëzuar tek Gjykata e Krimeve Ndërkombëtare por është duke mbajtur gjyq ndaj djalit të diktatorit, Sail al-Islam Gedafi.

Një raport i Hagës akuzon Libinë se po orkestron nisma në përpjekje për të penguar dërgimin e tij para gjykatës ndërkombëtare.

Libia është e detyruar nga rregullat e OKB-së që të dorëzojë Saifin në Gjykatën e Hagës, pasi akuzohet për krime ndaj njerëzimit.

Pavarësisht kësaj, qeveria e Libisë është e vendosur për ta gjykuar betë atë.

Djali i Gedafit u kap nga rebelët teksa po përpiqej të largohej nga Libia, në nëntor të vitit të kaluar. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›