AK uron Pashkën, feston në kishën e Shën Ndout
Aleanca KuqeZi dhe aktivistët e saj kanë kremtuar Pashkët katolikë në kishën e Shën Ndout në qytetin e Laçit.
I pranishëm ka qenë edhe kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu.
Aktivistët e Aleancës KuqeZi festuan me entuziazëm në mesnatë kremtimin e pashkëve katolike duke treguar angazhim për ruajtjen e vlerave unikale te bashkëjetesës fetare të kombit tonë.- thuhet në njoftimin e AK-së.
Kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu ka uruar besimtarët katolikë të pranishëm në Kishën e Shën Ndout dhe mbarë besimtarët katolik kudo ata ndodhen, kremtimin e pashkëve në paqe e begati familjare e shoqërore.
“Shqiptarët duhet të ecim në gjurmët e paqes dhe tolerancës. Nga kisha e Shen Ndout që është pikërisht simboli I harmonisë për të gjithë besimtarët duhet të ruajmë vlerat e kultivuara ndër breza, pavarësisht presioneve që kombi ynë kaloi për dekada duke u imponuar për mosbesim. Për Aleancën KuqeZi harmonia e bashkëjetesës fetare që kombi ynë gëzon është një pasuri e paçmuar e cila e diferencon Shqipërinë edhe nga vendet më të zhvilluara” – tha Spahiu.