E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besimtarët katolikë kremtojnë sot Pashkën

Katedralja e Shen Palit ne Tirane

Imzot Rrok Mirdita uroi të gjithë besimtarët katolikë në prag të festës së Pashkëve.

Qofshin këto Pashkë ngushëllim për të gjithë ata që vuajnë dhe burim shprese për të gjithë njerëzit.- u shpreh ai në mesazhin e tij për të gjithë besimtarët. Besimtarët katolike kremtojnë sot festën e Pashkës,ditën e Ringjhalljes së Krishtit.

Në Tiranë para mesnate besimtarët u mblodhën në katedralen e “Shën Palit”, për të ndjekur meshën e drejtuar nga imzot Rrok Mirdita.

Pashkët nuk janë një ngjarje që i përkasin vetëm krishterimit, por një zbulim hyjnor që prek mbarë njerëzimin në thelbin e tij dhe hedh dritë mbi misterin e vdekjes. Kjo dritë është drita e dashurisë që shpëton. Për dashurinë e njerëzve Zoti është bërë njeri, për dashurinë dhe besnikërinë ndaj nesh ka vdekur në kryq. Pikërisht kjo dashuri besnike e ka mundur vdekjen me ringjalljen e Krishtit. Kush e ka kërkuar të ringjallurin ka njohur dashurinë që shpëton dhe ka themeluar jetën e vet mbi besimin në këtë dashuri.- thekso Rrok Mirdita.

Rrok Mirdita tha se, duke kumtuar lajmin e mirë të ringjalljes së Krishtit, kisha i tregon njërëzimit se pushteti i vetëm që mund ta çlirojë është pushteti i dashurisë dhe rruga e dashurisë, që kalon përmes kryqit të vetëmohimit.

Mëngjesorja e Pashkës dhe Mesha Hyjnore kremtohen së bashku me orët e para të ditës së parë së javës me qëllim që t’i japë njerëzve përvojën e ‘krijimit të ri’ të botës dhe t’i lejojë ata të hyjnë mistikërisht në Jeruzalemin e ri, i cili shkëlqen përjetësisht me dritën e Krishtit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›