Libia shpall Diten e Lirise
Këshilli Kombëtar Tranzitor i Libisë ka shpallur këtë të djelë para mijëra libianëve të pranishëm në Bengazi ditën e clirimit, pikërisht në qytetin ku dhe nisën revoltat që i dhanë fund regjimit 42 vjecar të Gadafit.
Me qindra mijëra njerëz u mblodhën në Sheshin e Lirisë në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast. Lideri i Këshillit Mustafa Xhabril u përkul para të pranishmëve, duke falenderuar zotin para se të mbante fjalimin ku kërkoi falje dhe ribashkim ndërsa u lut për ata që humbën jetën gjatë trazirave.
“ Të gjithë martirët, civilët dhe ushtria kanë pritur për këtë moment. Por tani ata janë në vendin më të mirë, në parajsën e përjetshme. Revolucioni filloi si dicka paqësore, por u pasua me dhunë. Falenderojmë Ligën Arabe, Kombet e Bashkuara dhe BE për mbështetjen e tyre”.
Xhabril falenderoi të gjithë ata që morën pjesë në revolucion që nga kryengritësit tek biznesmenët, gazetarët që e mbështetën dhe tha se një Libi e re do të bazohet tek ligjet islamike.
Ndërkohë më herët kryeministri Mahmud Xhibril tha se në qershor të vitit të ardhshëm në Libi do të zhvillohen zgjedhjet.
Ndërkohë pas vdekjes së Gadafit, SHBA, Kombet e Bashkuara dhe grupet e të drejtave të njeriut i kanë kërkuar autoriteteve libian zhvillimin e një hetimi transparent, të hapur dhe të plotë mbi rrethanat e vdekjes së kolonelit.