E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia u ofron amnisti dezertorëve

Televizioni shtetëror i Libisë ka deklaruar se ushtarët që kanë dezertuar te kryengritësit që luftojnë për të përmbysur Moamer Gadafin do të falen nëse u dorëzohen forcave qeveritare.

Trupat e Gadafit kanë filluar t`i shtyjnë rebelët, të cilët një javë më parë kontrollonin pjesën lindore të vendit dhe po i afroheshin kryeqytetit Tripoli.

Të shtunën, Liga Arabe mbështeti propozimin për vendosjen e zonës së ndalim-fluturimit mbi Libi për t`i mbrojtur civilët nga trupat e Gadafit.

Sot në Paris, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton takohet me ministrat e grupit G 8-ës për ta diskutuar propozimin.

Britania dhe Franca kanë mbështetur propozimin me një projekt rezolutë në Këshillin e Sigurimit, por Rusia ka thënë se dëshiron më shumë informacione.

Turqia e kundërshton intervenimin ushtarak në Libi. Kryeministri Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi për "pasoja të rrezikshme".

“Ne kemi parë shembuj të tjerë që intervenimet e huaja, sidomos ushtarake, vetëm e kanë thelluar problemin. Prandaj, intervenimin ushtarak të NATO-s në Libi apo tjetër vend e shohim si tejet të padobishëm. Përveç kësaj, ne jemi të shqetësuar se ai mund të krijojë rezultate të rrezikshme”, tha Erdogan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›