E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, frikë për ripërtëritjen e një Cernobili të dytë

Shpërthimet në centralin nuklear të Fukushimas, kanë shkaktuar në të gjithë botën, fobinë nukleare, edhe pse agjensia japoneze për sigurinë kombëtare nukleare, përjashton mundëisnë e ripërsëritjes së rastit të Cernobilit.

Ndërkaq mbajtëset e karburantit bërthamor në reaktorin Nr 2 në imapiantin qendror, në Fukushima, janë tërësisht të ekspozuara. Lajmi është njoftuar nga kompania që menaxhon impiantin berthamor, Tepco. Teknikët dhe eksperte e centralit të Fukushimas kanë nisur të pompojnë ujë në to, në përpjekje për ti ftohur.

Ekspertet e TEPCO-s, nuk përjashtojnë mundësinë e rrjedhjes së lëndës nukleare. Ndërkaq agjensia japoneze për sigurinë nacionale, e ka përjashtuar faktin se mund të ketë ndonjë incident të ngjashëm me atë të Cernnobilit, në centralin nuklear të Fukushimas. “ Nuk ka absolutisht asnjë mundësi për një Cernobil të dytë, pohoi ministri i shtetit Koichiro Genba. Por për ministrin francez të industrisë, Eric Besson, situata pas incidentit në impiantin nuklerar japonez, është shqetësues dhe nuk mund të përjashtohet skenari i një katastrofe nukleare.

Reagimet vijnë pas shpërthimit të dytë në centralin bërthamor japonez Fukushima, të dëmtuar rëndë prej tërmetit. Sipas të dhënave të qeverisë pas daljes nga përdorimi të sistemit të ftohjes në bllokun 3 është mbledhur një sasi hidrogjeni dhe si pasojë e shpërthimit janë shkatërruar muret e jashtme, por mbështjellësi prej celiku i reaktorit,ka mbetur i paprekur. Nga kjo ngjarje janë raportuar edhe të plagosur. Ndërkaq autoritetet japoneze kanë shpallur gjendjen e emergjencës në një tjetër central bërthamor. Centrali Onagava u klasifikua me shkallën më të ulët të emergjencës për shkak të vlerave të rritura të radioaktivitetit, komunikoi Agjencia Ndërkombëtare Atomike në Vjenë.
 

Më herët u bë e ditur se të paktën 5000 viktima është numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e termetit dhe cunamit që goditën verilindjen e japonisë të premten, bën të ditur policia vendase. Vetëm në prefekturën e Miagit, një prej më të prekurave nga cunami, ekipet e shpëtimit kanë gjetur rreth 2000 trupa në zonën bregdetare. Sipas autoriteteve pritet që bilanci të rritet dhe mund të kalojë shifrën 10 000. Por te tjera zhvillimë vijnë nga Japonia, pasi një tërmet i fuqisë prej 6,2 ballësh, goditi sërish verilindjen e Japonisë gjatë të hënës. Dridhjet nga tërmeti u ndjenë edhe në Tokio.

Epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 140 kilometra në verilindje të kryeqytetit në drejtim të kompleksit bërthamor të dëmtuar rëndë Fukushima. Në këtë situatë, kina ka ddeklaruar se i ka ofruar japonisë 30 milionë jen, ose më shum ë se 3 milionë euro, si pjesë e asistencës humanitare në japoni. Për situatën në japoni, i dërguari i BE –së për energjinë, Gunther Oettinger ka thirrur për të martën një mbledhje me ekspertët kryesire për sigurinë nuklerare në Europë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›