E Diel, 1 Nëntor 2026

Libohove shkaterrojne kalane. Marrin guret per te ndertuar shtepite

Për të ndëdrtuar rrugë e shtëpi banorët e Libohovës marrin gurë nga kalaja e rrallë që I ka dhënë emër vendit të tyre. E ndërtuar ndërmjet viteve 1796 -1798 monumenti me vlera të rralla arkitektonike edhe pse i rrezistoi shekujve tashmë është në prag të zhdukjes duke u kthyer në një vend ku grumbullohen mbeturinat e zonës dhe ku kullotin bagetitë, pasi muret rrethuese dhe portat e vecanta tashmë nuk janë më.

Kreu i Drejtorise se Monumenteve të Kulturës në Gjirokaster, Spartak Derrasa nëpërmjet telefonit garanton se në vitin 2011 kalaja do te jete objekti kryesor i punes se institucionit qe ai drejton, pasi do te rrethohet dhe në bashkepunim me pushtein lokal te Libohoves do te behet pastrimi saj nga mbeturinat, gjithashtu me një projekt të vecantë pritet të prishen edhe të gjitha ndertimet e paligjshme brenda territorit të saj.

Ismail Xhaferri Azhornuar së fundi ( e diel , 26 dhjetor 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›