Gjirokaster shkaterrohet ura. Izolohen mbi 2 mije familje
Rreshjet e dendura dhe prurjet e lumenjve gjatë muajit të fundit kanë shkatërruar urat që lidhin komunën e Cepos me rrugen nacionale dhe me qytetin e Gjirokastres. 2200 familje kanë mbetur pjesërisht të izoluara pasi e vetmja mënyrë komunikimi është një rrugë e vjetër shumë e gjatë dhe që shtrihet në një terren mjaft të thyer.
Edhe pse të vjetra urat kryenin funksionin e tyre për të lidhur fshatin me qytetin, ndërkohë që komuna nuk mund të përballojë me fonde rindërtimin e urave të dëmtuara.
"Niveli i ujit në gjithë shtratin prej 50 metrash gjerësi ka arritur në 2.5 metra dhe ka shkatërruar të dy urat që lidhin fshatin Zhulat me rrugën nacionale duke bërë që të shkëputen banorët nga lidhja me qytetin apo të kenë probleme për furnizimin me ushqime, etj. Kemi sjelle një grup inxhinjerësh nga Tirana që kanë parë në vend gjendjen dhe jemi në bisedime për dy alternative, ajo e rregullimit të këtyre dy urave ose ndryshimit të projektit duke e kaluar rrugën nga faqja e kodrës duke eleminuar lumin” tha kreu I komunës Dragush Logli.
Shumë banorë të zonës që punojnë në qytet, shumë nxënës që mësojnë në shkollat e Gjirokastrës dhe bujqit e blegtorët që shesin produktet e tyre në treg tashmë e kanë thuajse të pamundur zhvillimin e aktivitetit të përditshëm.
Ismail Xhaferri